Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Trump shqyrton rikthimin në luftë me Iranin?/ Neziri: Pushtimi i Iranit nuk është opsion! Mund të ketë operacion për…

schedule21:33 - 30 Prill, 2026

schedule 21:33 - 30 Prill, 2026

Rriten tensionet mes SHBA dhe Iranit, teksa po diskutohen skenarë të rinj për zhvillimet e mundshme. Koloneli Sami Neziri, i ftuar në emisionin “War Report” në ABC News, deklaroi se aktualisht ekziston një ngërç në bisedime dhe se po shqyrtohen disa opsione nga pala amerikane.

Sipas tij, këto përfshijnë vazhdimin e sulmeve ose forcimin e bllokadës ekonomike ndaj Iranit, me qëllim detyrimin e këtij të fundit për të pranuar kushtet e SHBA.

Neziri theksoi se bllokada mund të jetë më efikase, pasi ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë iraniane duke kufizuar eksportet e naftës.



Ai shtoi se një operacion i kufizuar ushtarak tokësor mbetet i mundur, por përjashtoi mundësinë e një pushtimi të plotë, duke e konsideruar atë tepër të kushtueshëm dhe kompleks. Sipas tij, çdo ndërhyrje eventuale mund të fokusohet kryesisht në objektivat që lidhen me programin bërthamor të Iranit.

“Kemi një ngërç në bisedime. Po shqyrtohen një sërë opsione, siç mund të jetë vazhdimi i sulmeve, por edhe vazhdimi i bllokadës, për të detyruar Iranin që të pranojë kushtet e SHBA. Kjo e fundit mund të jetë më shumë efikse, sepse bllokimi i hyrje-dalje në Iran ka bllokuar akseset e naftës dhe kanë sjellë një goditje ekonomi. Mund të ketë një operacion të vogël ushtarak tokës, por një operacion për të pushtuar Iranin nuk mendoj se do të jetë një opsion, sepse do të duhej shumë fonde, njerëz dhe do të duheshin shumë trupa. Mund të jetë një operacion vetëm për uraniumin”, tha Neziri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!