SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se Rusia ka ofruar një kompromis të rëndësishëm në bisedimet për paqe me Ukrainën duke mos “marrë tërë vendin”.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi atë çfarë po ofronte Rusia në bisedimet për paqe, Trump u përgjigj “të ndalojë luftën”.
“Unë mendoj se ne do të bëjmë një marrëveshje”, shtoi Trump, duke thënë “mendoj se ne jemi shumë afër një marrëveshjeje”.
Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale./abcnews.al