Trump reagon ndaj taksës dixhitale të Francës: Do të taksojmë verën franceze

schedule12:30 / 27/07/2019

Me anë të një postimi në profilin e tij Tuiter presidenti amerikan Trump u shpreh se shumë shpejt do t’i përgjigjej çmendurisë së presidentit francez Macron. Franca para pak ditësh miratoi një taksë dixhitale për rreth 30 sipërmarrje dixhitale, mes të cilave dhe amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump duket i gatshëm për të goditur verërat franceze që importohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me taksa, si regain ndaj “ueb Tax” të miratuar në 11 korrik nga senati francez. Kreu i shtëpisë së bardhë kundërshton taksën prej 3% për sipërmarrjet dixhitale me një faturë globale prej më shumë se 750 milion euro dhe një prej 25 milionë euro që shkon në Francë. Ky vendim përfshin rreth 30 sipërmarrje mes të cilave dhe ato amerikane si Alphabet, Apple Amazon e  Facebook por dhe grupe kineze, gjermane, spanjolle dhe britanike. Në një mesazh në Tuiter presidenti amerikan Trump shprehet se Franca sapo ka vendosur një taksë dixhitale ndaj sipërmarrjeve të mrekullueshme teknologjike amerikane. Edhe pse një taksë e tillë sipas tij duhet ta vendoste SHBA. Më tej Trump paralajmëron se shumë shpejt do të reagojë ndaj çmendurisë së presidentit Makron, duke theksuar: “Them shumë shpesh se vera amerikane është më e mirë se ajo franceze”.

Pak orë para reagimit të Trump, këshilltari i tij e kishte cilësuar taksën si një gabim shumë të madh. /ABC News Albania 24/7

schedule12:30 / 27/07/2019