Trump pranon ftesën e Putin

schedule10:27 - 28 Korrik, 2018

schedule 10:27 - 28 Korrik, 2018

Donald Trump e ka pranuar menjëherë ftesën e Vladimir Putin për të vizituar Rusinë.

“Presidenti amerikan është i hapur për të udhëtuar në Moskë pas ftesës surprizë nga presidenti rus”, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.

Në një komunikatë për shtyp, selia presidenciale ka bërë gjithashtu me dije se Trump mezi pret që Putin të vizitojë Uashingtonin.

Më herët gjatë të premtes, presidenti amerikan hodhi poshtë zërat se kishte qenë në dijeni të takimit të djalit të tij me një avokate ruse që ofroi informacione kompromentuese ndaj rivales së Trump në garën presidenciale, Hillary Clinton.

“Nuk e dija për takimin e djalit tim Donald Junior”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter, pasi ish-avokati i tij Michael Cohen e akuzoi se për takimin ishte informuar shumë më parë.//abcnews.al