Trump paralajmëron guvernatorët: Nëse nuk marrin vendimet e duhura, do të vendos unë

schedule01:32 - 23 Maj, 2020

schedule 01:32 - 23 Maj, 2020

Presidenti Trump i konsideron objektet fetare si qendra “jetike” dhe u ka bërë thirrje guvernatorëve të lejojnë rihapjen e tyre këtë fundjavë.

“Sot identifikoj objektet fetare: kishat, sinagogat, xhamitë si objekte jetike që ofrojnë shërbime esenciale,” tha presidenti Trump.

Trump tha se disa guvernatorë i konsiderojnë dyqanet që shesin alkool, apo klinikat që kryejnë aborte si objekte esenciale, por kanë përjashtuar kishat e xhamitë.

“Nëse guvernatorët nuk ndërmarrin vendimet e duhura, unë do t’i superoj me vendimin tim,” shtoi më tej presidenti Trump në konferencën për shtyp.