Trump nuk do të jetë pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

schedule09:02 - 19 Shtator, 2020

schedule 09:02 - 19 Shtator, 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë  në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, për shkak të pandemisë.

Sipas CNN, lajmi u bë i ditur nga shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows, i cili tha se Trump nuk do të jetë i pranishëm fizikisht. Muajin e kaluar, Trump njoftoi se kërkon të shtyjë takimin e G7 pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB të vitit të kaluar, Trump kishte njoftuar iniciativa të reja si pjesë e një thirrje globale për mbrojtjen e lirisë fetare, të cilën ndihmësit e tij e karakterizuan si thelbin e vizitës së tij në konferencën e liderëve botërorë.

Presidenti tha se SHBA do të akordonte “25 milion dollarë për të mbrojtur lirinë fetare, vendet fetare dhe reliket”. /abcnews.al