Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Izraeli është “i dënuar” nëse Zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet në nëntor.
“Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, Izraeli, me Kamala Harris në krye të Shteteve të Bashkuara, do të dënohet”.
“Izraeli do të zhduket. Në një vit, dy vjet. Izraeli nuk do të ekzistojë më”, u tha Trump mbështetësve në Wisconsin.
Kandidati republikan pretendoi se ai është “i vetmi” që mund t’i japë fund kaosit në Lindjen e Mesme dhe të parandalojë Luftën e Tretë Botërore.
“E mira që dua për ne është të fitojmë, sepse përndryshe do të keni probleme siç nuk i kemi pasur kurrë më parë. Mund të jenë zgjedhjet tona të fundit”, tha ai.
Trump dhe Harris po përgatiten për debatin e tyre të parë, i cili do të zhvillohet të martën në Filadelfia dhe do të moderohet nga gazetarët e ABC Neës, David Muir dhe Lindsay Davis.
/abcnews.al