Trump forografohet më në fund me maskë vënë: Nuk doja t’i jepja kënaqësinë mediave

schedule10:41 - 22 Maj, 2020

schedule 10:41 - 22 Maj, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump është fotografuar më në fund me një maskë vënë të enjten gjatë një vizite të profilit të lartë në një fabrikë të Ford.

Gjithsesi Trump e kaloi gjithë pjesën publike të turit duke sfidua kërkesën e Bill Ford-it për t’u kujdesur.

Në daljen në publik , Trump mbante vënë një maskë me ngjyrë blu me vulën e presidentit , por shtoi se nuk dëshironte t’i jepte mediave “kënaqësinë” që ta shihin me maskë.

“E vendosa një në zonën e prapme. Nuk doja që t’i jepja kënaqësinë mediave që ta shihnin”, tha ai gjatë turit. “Kisha edhe syzet edhe maskën.”

Trump ka ngurruar që të fotografohet me masa mbrojtëse dhe raportohet të ketë thënë se nuk do që të përçojë tek njerëzit mesazhin e gabuar. Kjo pasi është i përqendruar tek rihapja e vendit pas pandemisë që ka infektuar mbi 1.6 milion amerikanë dhe u ka marrë jetën thuajse 100,000 personave. /abcnews.al/