Tre viktima në pak orë nga aksidentet, humb jetën këmbësori në Fier

schedule19:50 - 22 Nëntor, 2020

schedule 19:50 - 22 Nëntor, 2020

Tre person kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore vetëm në pak orë.

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele ne Fier ku si pasojë ka humbur jetën një 59 vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç

“Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë.U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë më herët si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një 68 vjeçar në Tiranë dhe një këmbësor në Lezhë. /abcnews.al