Tre gola kuqezinj në Europë/ Shënojnë Ylber Ramadani e Tedi Cara, asiston Muçi

schedule13:33 - 19 Maj, 2025

schedule 13:33 - 19 Maj, 2025

E kishte bërë edhe vjet një gjë të tillë. Ylber Ramadani shënon rrallë, por kur e bën shkëlqen fort. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i kthyer titullar tek Leçe, realizoi një gol të madh në sfidën e radhës të Serisë A italiane, duke i dhënë shpresë ekipit.

Ramadani goditi që në nisje të pjesës së dytë, dhe puljezët janë jashtë zonës së rënies për në Serinë B, edhe pse me pikë të barabarta me Empolin.

Fati I Leçes do të vendoset të dielën e ardhshme në fushën e Lacios. Protagonist edhe Ernest Muçi në Turqi.

Lojtari ofensiv I krahut I kombëtares shqiptare shërbeu asistin që siguroi barazimin për ekipin e tij, Beshiktash.

Stambollinjtë dolën 1-1 në fushën e Alaniasporit, madje u desh të shmangnin humbjen.

Muçi duket se ka fituar besimin e klubit dhe trajnerit për të vazhduar në ekip edhe sezonin e ardhshëm.

Tedi Cara, ndërkaq, ka gjetur veten në Ukrainë.

Ish-kapiteni I Partizanit është një nga lojtarët më të mirë të fazës së dytë të Premier Ligës vendase, dhe ja ku shënoi edhe dy herë të tjera.

I transferuar në janar tek Oleksandria, 25-vjeçari I lindur në Durrës ndihmoi ekipin të fitonte 3-1 në shtëpi në javën e 29-të të kampionatit.

Veres Rivne u mund sidomos sepse Cara shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e parë, duke arritur në kuotën 6 rrjeta në Premier Ligë në vetëm 12 ndeshje, plus 3 asiste.

Oleksandria luftoi për titull, ndonëse kampione u shpall pikërisht këtë fundjavë, Dinamo e Kievit, me tri pikë më shumë dhe bilanc më të mirë në ndeshjet direkte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!