Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pilo vjen me gola “champions”/ Mbrojtësi kuqezi ka shënuar dy gola këtë vit në Europë

schedule12:52 - 10 Nëntor, 2026

schedule 12:52 - 10 Nëntor, 2026

Me kuqezinjtë po luan shumë mirë, por nuk po e gjen portën. Stavro Pilo nuk mund të quhet më një zbulim në kombëtaren shqiptare, tashmë me pesë ndeshje me fanelën tonë, ndonëse nuk po arrin ta tregojë formën shumë të mirë në fazën ofensive të lojës, siç po bën tek AEK i Athinës.

Mbrojtësi i majtë i Shqipërisë madje humbi një gol të sigurt në ndeshjen në Finlandë për Ligën e Kombeve, dhe nëse do të kishte shënuar disfata me shifrat 2-1 mund të ishte shmangur.

Gjithsesi, ndërsa afrojnë sfidat e fundit në këtë konkurrim, në “Arenën Air Albania” pikërisht ndaj Finlandës në 12 nëntor, si dhe në 15 nëntor ndaj Bjellorusisë në Budapest, Pilo duket në formë shumë më të mirë sesa disa javë më parë.



Ai vjen në kombëtare me kredencialet e një shënuesi të Ligës së Kampionëve, madje me dy gola nën emrin e tij. Fillimisht, ai ia doli në stadiumin “Etihad” ndaj Mançester Sitit vendas, ish-kampion i Europës, duke shënuar për rezultatin e përkohshëm 2-1.

Ish-kampionia e Anglisë ia doli 5-1, por Pilo e bëri të vetën. Heroizmi i dytë ishte ndaj një rivali edhe më të madh, një gjigandi tjetër të kontinentit. Në duelin e madh të Championsit zhvilluar në Athinë, AEK humbi 2-3 ndaj 15 herë kampionëve të Europës, por ishte dy herë në avantazh, dhe herën e dytë falë Pilos.

Mbrojtësi 25-vjeçar, që vlen 2.5 milionë euro sipas “transfermarktit” që nga 1 nëntori, ia kaloi topin mes këmbëve portierit të shquar, Kurtua, duke mposhtur një mbrojtje tepër të fortë.

Përveç dy golave në Champions, Pilo ka edhe një asist në Superligën e Greqisë, në të cilën AEK është kampion në fuqi. Ai shërbeu topin e golit për sulmuesin serb, Luka Joviç, në ndeshjen fituar 4-0 në shtëpi ndaj Iraklisit, ndërsa në total në kampionat ka humbur vetëm 10 minuta në 8 ndeshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!