Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre dekada nga farsa dhe dhuna e Berishës/ Çupi: 28 maji 1996, kasaphana e Saliut. Gjakosi opozitën, njerëzit u frikësuan

schedule19:18 - 28 Maj, 2026

schedule 19:18 - 28 Maj, 2026

Sot mbushen 30 vite, nga 28 maji i 1996, një ditë që simbolizon fundin e pranverës, por atë ditë rezultoi shumë e errët për Shqipërinë dhe demokracinë, kur rrugët e Tiranës u lanë me gjak, nga dhuna shtetërore e policore, e një qeverie me emrin demokratike, por që 5 vite pas rrëzimit të komunizmit, riktheu hijen më të egër të atij regjimi.

Analisti Frrok Çupi deklaroi në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, se 28 maji i vitit 1996, është kasaphana e Sali Berishës.

Çupi shtoi se ai gjakosi opozitën dhe njerëzit ishin të frikësuar.



“Jam larguar nga vendi dhe mbaj mend, kam ndaluar në Gjirokastër për një kafe. Janë çuditur. Pastaj, disa nga njerëzit që udhëtonin për në Greqi, ishin shoferë më të mirë, u çuditën si mund të jesh. Në Athinë mora vesh çfarë kishte ndodhur. 28 maji, i cili është ditë zie për demokracinë, rendin dhe shtetin social të Shqipërisë. Data 28 maj, ku Sali Berisha bëri kasaphanën e tij, ky të vriste dhe të sakatonte pa ligj. Më 28 maj 1996 u mor pasaporta për të hyrë në kaos dhe dhunë. E mposhti opozitë, e gjakosi dhe nuk pati reagim.

Njerëzit ishin të trishtuar. 28 maji, është vërtet thelb, por është edhe virtyt, ves i politikës shqiptare, që ndërton padrejtësi dhe dhunë. Nuk është mbajtur akoma përgjegjësi ligjore. E vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin ishte lufta dhe vdekkja”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!