Transport i rrallë në Rrugën e Kombit, bllokohet lëvizja për disa orë

schedule13:56 - 6 Korrik, 2018

schedule 13:56 - 6 Korrik, 2018

Si rrallëherë në Rrugën e Kombit sot pati një trafik të rënduar. Kjo për shkak se për disa orë u realizua një operacion për transportimin e disa pajisjeve të rëndësishme në drejtim të Kosovës. Mosvënia në funksion e shtatë urave të reja bllokoi në rrugë pushuesit që ishin nisur për fundjavë në Shqipëri.

Pamjet që shikoni janë të kamionëve që po bëjnë një transport të veçantë drejt Kosovës. Atë të pajisjeve për central që prodhojnë energji.

Manovratorëve të mjeteve transportuese u është dashur kohë të kalojnë në shtatë urat.

Kjo për shkak se pesë urat e reja të përfunduara akoma nuk janë lidhur me autostradën, kurse dy tjera janë akoma në ndërtim.

Në këto pika rruga ngushtohet dhe një transport i tille është i vështirë dhe paraqet rrezik.

Për këtë arsye i gjithë karvani u shoqëruar me makina të policisë rrugore, ndërsa vargu i mjeteve në pritje ishte i gjatë.

Qarkullimi normal ka nisur vetëm pasi është përfunduar operacioni.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji që kryhet një transport i tillë i shoqëruar me vonesa të shumta nga Kukësi në Morinë.

Lidhja e urave të përfunduara me autotsradën është në kompetencë të ARRSH, por ende nuk dihet kur do të jetë afati i përfundimit të plotë të këtij investimi në Rrugën e Kombit. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Kukës:  Bujar Muçmata