Transferimi i Lewandowski te Barcelona, presidenti i LaLiga u pret krahët katalanasve

schedule10:41 - 21 Maj, 2022

schedule 10:41 - 21 Maj, 2022

Robert Lewandowski ia ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar kampionëve të Gjermanisë. Bayern Munich dëshiron që polaku të zbatojë marrëveshjen që kanë, deri më 30 qershor 2023.

Sulmuesi synon të bashkohet me Barcelonën në LaLiga, por kjo nuk është e lehtë. Këtë e konfirmon edhe presidenti i LaLiga, Javier Tebas.

“Numrat janë të thjeshtë, ju keni më shumë se 500 milionë euro humbje në dy vitet e fundit dhe duhet ta rikuperoni atë që të nënshkruani me lojtarë.

Lewandowski ka edhe një vit kontratë te Bayern. Duke pasur parasysh atë që ai do të fitojë dhe tarifën që Bayern kërkon, unë nuk e shoh atë te Barcelona”, ka thënë Tebas për “Marca”. / abcnews.al