Trajneri më i mirë i sezonit: Kritika në ishull, Guardiola nuk u beson syve

schedule19:17 - 7 Gusht, 2020

schedule 19:17 - 7 Gusht, 2020

Tifozët do të zgjedhin trajnerin më të mirë të sezonit që sapo u mbyll në Premier League. Katër janë alternativat, ndërsa kanë shpërthyer polemikat për mungesën e Pep Guardiolës.

Edhe pse spanjolli e mbylli sezonin 2019/2020 si nënkampion, diçka e tillë nuk ka mjaftuar që të jetë kandidat për fitimin e këtij çmimi.

Faqja zyrtare e Premier League, ka ftuar tifozët e shumtë të zgjedhin midis Jurgen Klopp (kampion me Liverpool), Frank Lampard (Chelsea), Brendan Rodgers (Leicester City) dhe Chris Wilder (Sheffiled United). /abcnews.al