Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia quhet Itali: 475 viktima vetëm 24 orët e fundit nga koronavirusi

schedule18:20 - 18 Mars, 2020

schedule 18:20 - 18 Mars, 2020

Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së mërkurës bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.

Kështu rezulton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 35,713.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 4,207 raste. Ndërsa brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 475 persona. Numri i viktimave në total shkon në 2,978 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 4,025.



Kështu, Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë ndërsa në renditje globale qëndron në vend të dytë pas Kinës. Kjo e fundit numëron 80,894 të infektuar në total por trendi i rasteve të reja është në zbritje.

Guvernatori Attilio Fontana është shprehur më herët gjatë ditës se nëse numri i të prekurve nuk bie, së shpejti “nuk do mund t’u japim më ndihmë të sëmurëve”, por si duket nga shifrat e sotme, numri i të infektuarve dhe viktimave vazhdon të rritet.

Ndoshta në ditët në vazhdim situata mund të ndryshojë, por kjo mbetet për t’u parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!