Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Postribë/ Pamjet nga banesa e shkrumbuar, humbin jetën nëna dhe dy fëmijët

schedule16:53 - 29 Korrik, 2026

schedule 16:53 - 29 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e së mërkurës fshatin Domen, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje të re dhe dy fëmijëve të saj.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit brenda banesës ndodheshin nëna, 24 vjeçe Blerina Çobaj, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë. Fatkeqësisht, të tre kanë humbur jetën si pasojë e flakëve.

Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike, çka ka vështirësuar ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës. Kur ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, banesa ishte pothuajse tërësisht e shkrumbuar.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!