Tottenham ka kryer goditjen e fundit në merkato. Spurs kanë arritur akordin me Swansea në lidhje me Joe Rodon, duke i dhuruar trajnerit Jose Mourinho një përforcim cilësor në mbrojtje.
Welcome to Spurs, Joe Rodon! ???????#WelcomeRodon ⚪️ #COYS pic.twitter.com/dtDgj0Ju0b
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 16, 2020
11 milion paund ka kushtuar qendërmbrojtësi 22-vjeçar, i cili është pjesë e kombëtares së Uellsit (ka luajtur katër ndeshje). Klubi londinez ka prezantuar lojtarin shtatlartë, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
✍️ We are delighted to announce the signing of Joe Rodon on a permanent transfer from Swansea City, subject to international clearance. #WelcomeRodon ⚪️ #COYS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) October 16, 2020
“Ne jemi shumë të kënaqur të njoftojmë firmosjen e kontratës me Joe Rodon, në një transferim të përhershëm nga Swansea City“, lexohet në komunikatën zyrtare të Tottenham. /abcnews.al


