Tjetër sukses për Klaudia Pepën, dalin detajet nga filmi thriller italian

schedule08:36 - 21 Prill, 2021

schedule 08:36 - 21 Prill, 2021

Nuk kanë të ndalur sukseset për balerinën shqiptare Klaudia Pepa. Së fundmi, ajo ka vendosur të jetë pjesë e kinematografisë.

Klaudia do të shfaqet pjesë e një filmi thriller në Itali. Ka qenë vetë balerina që e ka zbuluar se prej 21 prillit do ta shohim në filmin “Reverse”.

Filmi është një thriller ligjor me regji nga Mauro John Capece, që tregon për një vrasës serial famëkeq.

Klaudia luan Francescën, një hakere e cila ndihmon policinë për të kapur vrasësin. Të gjithë fansat e shqiptares janë bërë kuriozë dhe mezi po presin ta shohin edhe në këtë rol./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)