Tjetër ngjarje e rëndë, vritet me thikë 65-vjeçari në Xhafzotaj

schedule11:30 - 30 Korrik, 2020

schedule 11:30 - 30 Korrik, 2020

Tentoi ti vidhte të mbjellat me misër, por i mori jetën njërit nga pronarit të tokës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Xhafzotaj të Shijakut. Ishte ora 23.05  e së mërkurës kur vëllezërit Fiqiri dhe Fadil Çalliku 65 dhe 63 vjeç pikasën në tokën e tyre një person që kishte hyrë për të vjedhur prodhimin.

Me të mbërritur ata kanë debatuar me autorin duke i thënë të largohet. Por debati agravoi deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Autori qëlloi me thikë dy vëllezërit Calliku. Pas krimit, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit u dërguan nga familjarët në spital. Për shkak të plagëve 63 vjeçari Fiqiri Calliku ndërroi jetë në spital, ndërsa vëllai i tij 65 vjeç ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Ndërsa janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.