Tiranë- Një 68-vjeçar ka kërcënuar se do të hidhej nga tarraca e një objekti katërkatësh. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Niko Avrami”, në Tiranë.
Ndërkohë pas ndërhyrjes së policisë, 68-vjeçari i cili dyshohet se ishte në efektin e alkoolit, u zbrit nga tarraca dhe u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht dyshohet se motivi i rastit është konflikti që ka ky shtetas me familjarët e tij, për ndarjen e pasurisë, çështje e cila është trajtuar më herët nga Policia dhe është referuar në Prokurori.
Veprimet hetimore vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
/abcnews.al/