Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotën se flakët janë vendosur nën kontroll, në kompleksin në zonën e njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet.
Për mediat, Cara tha se zjarrfikësit bënë të mundur lokalizimin e zjarrit.
Sipas tij, është ende herët për të përcaktuar se sa apartamente janë shkrumbuar.
“Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Tirana është angazhuar me kapacitete të larta, kemi nga Vora, nga Kamza. Në orën 16:52 minuta kemi marrë lajmërimin për një zjarr tek ky kompleks. Unë kam komunikuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit. Nuk mund të flasim sa apartamente janë shkrumbuar, por zjarri ka përfshirë seksionin nga verilindja”, theksoi drejtori i zjarrfikëses./abcews.al


