Tirana hakmerret ndaj Vllaznisë për rënien nga kategoria

schedule20:40 - 29 Nëntor, 2017

schedule 20:40 - 29 Nëntor, 2017

Tirana e realizoi hakmarrjen që synonte ndaj Vllaznisë. Skuadra kryeqytetase fitoi 2-0 në Kupë, në stadiumin “Selman Stërmasi”, pak muaj pasi në Shkodër pësoi rënien nga Superliga.

Nuk mund të shkonte më mirë se kaq.
Tirana, edhe pse sot ndodhet në Kategorinë e Parë, pati forcën për të realizuar një hakmarrje ndaj jnë ekipi të Superligës.
Ishte revanshi i një dështimi të hidhur, atij ndaj Vllaznisë në javën e fundit të kampiontit të kaluar, kur kryeqytetasit u rrëzuan nga elita.
Përgjigja e tiranasve erdhi në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, me suksesin 2-0 në “Selman Stërmasi”, sukses që i ka vendosur në pozita shumë të mira për kualifikimin.
Triumfi ishte i merituar për skuadrën e trajnerit brazilian, Ze Maria, e cila tregoi epërsi gjatë gjithë ndeshjes, ndonëse golat erdhën në pjesën e dytë.
Autorë të tyre ishin lojtarët e huaj si sulmuesi Ngo, dhe braziliani Uellison.
Përveç tyre, raste për gol u krijuan nga Greca, Daja apo Hoxhallari.
Vllaznia nuk arriti të tregonte diferencën cilësore të një ekipi të Superligës me një të Kategorisë së Parë, dhe duket se shkodranët janë më shumë të përqëndruar në kampionat, ku rrezikojnë mbijetesën.
Tirana, ndërkaq, synon kualifikimin për në turin e tretë dhe ka si objektiv të arrijë finalen e Kupës, finale e cila mund t’i sigurojë përsëri pjesëmarrjen në futbollin europian sezonin e ardhshëm.
Synimi kryesor gjithsesi mbetet ngjitja në Superligë, me ekipin e trajnerit Ze Maria që mban vendin e parë në grupin e Jugut./abcnews.al

3’ Anulohet gol i Tiranës
12’ Rast Tirana
34’ Rrezikon Vllaznia
53’ Rrezikon Vllaznia
67’ Rrezikon Tirana
68’ 1-0 Tirana, Ngo
76’ Rast Tirana
83’ 2-0 Tirana, Uellison
89’ Rast Tirana