Tifozja e zjarrtë e Messit, Cortez solidarizohet me të prekurit me koronavirus

schedule15:16 / 19/03/2020

Aksione dhe gjeste të ndryshme po merren në epokën e koronavirusit. Suzy Cortez është një emër i njohur në Brazil dhe jashtë saj. 29-vjeçarja u shpall fituese e “Mis BumBum” në vitin 2015 dhe njihet si një tifoze e zjarrtë e Leo Messit e Barcelonës.

Së fundmi ka marrë një vendim për t’u ardhur në ndihmë personave që po luftojnë me koronavirusin. Suzy, e cila ka shumë fanella të skuadrës katalanase, ka vendosur t’i nxjerrë në shitje fanellat e shumta të Barcelonës nëpërmjet njoftimit që bën në rrjetet sociale.

Me paratë që do të fitojë do të blejë maska mbrojtëse dhe dezinfektuar për njerëzit që nuk kanë mundësi t’i blejnë. Një gjest shumë i bukur i bukuroshes braziliane, që surprizon gjithmonë fansat me format e saj trupore. /abcnews.al

 

schedule15:16 / 19/03/2020