Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thuajse 6 milion persona janë infektuar me koronavirus në SHBA

schedule15:25 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:25 - 31 Gusht, 2020

Numri i rasteve totale të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkon në 6 milion.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në SHBA janë konfirmuar 5,997,737 raste me Covid-19.

Kështu, SHBA-të kanë afërsisht një të katërtën e rasteve në totalin e botës, shkruan abcnews.al



Shtetet si Iowa, Minnesota, Dakota  Veriore and Dakota Jugore po raportojnë shifra ditore rekord.

Ndërsa, numri i të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar tashmë në 25,2 milion raste. Prej tyre, 846,871 persona e kanë humbur betejën me virusin. Kurse më shumë se 16.5 milionë të tjerë janë shëruar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!