Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Teuta transferohet në qytetin verior, nis përgatitjet për sfidën ndaj Beitar

schedule20:18 - 13 Gusht, 2020

schedule 20:18 - 13 Gusht, 2020

Tirana, Laçi dhe Kukësi kanë nisur përgatitjet për duelet në kompeticionet evropiane, aty ku do të luajë edhe Teuta. Pushimet kanë mbaruar dhe durrsakët, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë në sezonin e fundit, janë zhvendosur ditën e sotme drejt Pukës.

Drejtuesit e klubit kanë zgjedhur klimën e freskët të qytetit verior për t’u përgatitur për sfidën ndaj Beitar Jerusalem të Izraelit (27 gusht në Niko Dovana). Dhjetë ditë do të qëndrojë Teuta në Pukë, aty ku do të ketë mundësinë të punojë qetësisht.

Të katër skuadrat e Superiores që do të garojnë në Champions dhe Europa League, po stërviten brenda vendit: Tirana në Pogradec, Laçi në Kurbin, Kukësi në Tropojë dhe Teuta në Pukë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!