Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tetë viktima dhe 134 të infektuar brenda ditës në Maqedoninë e Veriut

schedule14:13 - 16 Qershor, 2020

schedule 14:13 - 16 Qershor, 2020

Tetë viktima dhe 134 raste të reja janë konfirmuar brenda ditës në Maqedoninë e Veriut. Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 4289, ndërsa ai i viktimave është 201.

Ministria e Shëndetësisë në vend informoi se rastet e reja sipas  qyteteve janë konfirmuar: Shkup- 97 , Kumanovë-5, Tetovë -11, Prilep-1, Negotino-1, Strugë -3, Manastir-1, Kavadar-1, Veles-1, Resnje 7, Kërçovë-2, Kratovë-1, Valandovë-1 dhe Krushevë-2.

Sa i përket personave që kanë humbur jetën, njoftohet se 5 persona ishin nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova. Viktimat ishin nga 65 deri në moshën 77 vjeç.



Po ashtu, brenda ditës nga Covid-19 janë shëruar 34 pacientë. Të rikuperuari janë regjistruar në Shkup-6, Kumanovë-23, Prilep-2, Tetovë-1 dhe Veles-2. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!