Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tetë vatra zjarresh aktive/ Ujë me avion në Cikallesh të Kavajës, rrezikohen banesat

schedule15:12 - 7 Gusht, 2026

schedule 15:12 - 7 Gusht, 2026

Nga  30 vatra zjarri  që përfshinë vendin në  24 orët e fundit, të premten 8 prej tyre janë ende aktive.   Flakët kanë rënë ne zona me pyje dhe sipas Agjencisë Kombëtare  për Mbrojtjen Civile  po  punohet për  shuarjen e tyre.

Dy helikopterë  të Forcave të Armatosura po  ndihmojnë   zjarrfikësit për të shuarjen e vatrave në tre fshatra të Mallakastrës.  Operacioni është përqendruar në terrene të vështira në   Riban, Ngraçan dhe Panahor.  Nga përllogaritjet paraprake rezulton  se  zjarret e ditëve të fundit  kanë  djegur rreth  180 hektarë pyll pishe.

Për shuarjen  e flakëve në Dajt  po punohet nga toka dhe ajri.  30 efektivë të  shërbimit  zjarrfikës dhe punonjës  të zonave të  mbrojtura  po  përpiqen të neutralizojnë flakët  për shuarjen e të cilave po hedh ujë dhe një helicopter  i Forcës Ajrore.



Në  Cikallesh  të Kavajës zjarri mbetet aktiv në terren të vështirë.  Rreziku I përhapjes së  flakëve  pranë zonës së banuar ka bërë që në operacion nga ajri  të angazhohet dhe  avionic “air tractor” . Ndërsa në tokë  zjarrfikësit e Kavajës po ndihmohen dhe nga ato të Rrogozhinës dhe Vorës.

Ndërsa në malin e Dardhës,  Mjekës dhe fshatin Shqiponjë  të Elbasanit  vatrat janë nën kontroll dhe nuk  paraqesin rrezik  për zonat e banuara.

Ndërkohë 20 efektivë zjarrfikës  me tre  automjete po punojnë për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar të enjten në  Kostren të Beratit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!