Tërmeti rrëzon besimin në ekonomi në tremujorin e fundit 2019, të dhënat e fundit nga BSH

schedule16:41 - 8 Janar, 2020

schedule 16:41 - 8 Janar, 2020

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit përtej shkatërrimit ka sjellë efektet e para negative edhe në situatën ekonomike në vend. Banka e Shqipërisë ka publikuar “Vrojtimin e besimit të konsumatorve dhe biznesve” për periudhën tetor –dhjetor, e cila është zhvendosur nën mesataren afatgjatë. Pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë kanë pritshmëri negative për të ardhmen përsa i përket gjendjes financiare, punësimeve të reja apo kontratave.

Shërbimet kanë pësuar goditjen më të fuqishme ku  “Treguesi i besimit” ra me 15.1 pikë përqindje gjatë tremujorit të katërt. Kjo e ndikuar direkt nga disa tregues sic janë ecuria e biznesit, gjendja financiare dhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.po ashtu edhe industria ka pësuar një rënie të pritshëmrive ekonomike  gjatë tremujorit të katërt. Madje pritshmëri negative për ecurinë e sektorit ka pasur edhe ndërtimi pavarësisht se kohët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të lejeve.

Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rënie me 3.0 pikë përqindje gjatë periudhës tetor –dhjetor. Por përtej bizneseve edhe qytetarët kanë paqartësi dhe pritshmëri negative për gjendjen e tyre ekonomike duke e zhvendosur treguesin me 1.4 pikë përqindje nën mesataren historike të tij.

Kjo gjendje thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë  është ndikuar direkt nga   situata e  përgjithshme ekonomike në vend  si dhe prej gjendjes financiare të familjeve./abcnews.al