Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti dëmtoi kalanë e Durrësit, arkitekti: Do të riparohet me gurët origjinalë

schedule15:35 - 23 Shtator, 2021

schedule 15:35 - 23 Shtator, 2021

Kalaja e shekullit të V në Durrës një ndër monumentet e kulturës të kategorisë së parë pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Disa blloqe gurësh në njërën nga tre kullat e murit rrethues u shkëputën. Punimet kanë nisur disa muaj më parë. Arkitekti që mbikqyr punimet, Stavri Budra tregon për ABC se janë në fazën e ngritjes së murit dhe ai do ndërtohet me gurët origjinalë.

“Kemi ndërhyrë që të rindërtohet zgavra themeli. Tani jemi duke marrë masat paraprake për sigurimin e strukturës që të vijojmë me ringritjen e mureve.”



Arkitekti parashikon dhe disa vështirësi.

“Procedura është pak e ngadaltë se po operojmë me blloqe të mëdha. Si proces do marrë pak kohë. Se nga një bllok tek tjetri duhet të jetë një kohë pushimi. Dy prej blloqeve kanë peshë deri në 40 ton. Do precizion të lartë se nuk duhet të gabojmë.”

Cicëronia Vitjana Gjoni thotë se për punimet dhe ecurinë e tyre janë interesuar dhe turistët.

“Ka interes se kemi hapur hapësirën më të re pranë kullës C se publiku ka të drejtë të informohet për punimet. Ka interes për murin e kalasë nga vendas dhe të huaj. Vizitorët e huaj pyesin se ndërhyrje do bëhen apo kur mbaron projekti dhe për historinë apo pse muri ra.”

Punimet janë parashikuar të zgjasin11 muaj dhe priten të përfundojnë në muajin mars të vitit të ardhshëm. Kryerja e studimit dhe hartimi i projekti me një fond prej 20 mijë euro u financua nga organizata suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij.

Ndërsa më pas qeveria amerikane I dhuroi një shumë prej 800 dollarësh për restauarimin e 4 objekteve që u dëmtuan nga tërmeti. Për Kullën C të Kalasë së Durrësit, Kullën e Sahatit dhe Teqenë e Dollmës në Kalanë e Krujës dhe për Kullën e Sahatit dhe Kullën veriore në Kalanë e Prezës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!