Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, gati 6 mijë viktima/ Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë

schedule09:45 - 27 Korrik, 2026

schedule 09:45 - 27 Korrik, 2026

Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme në Venezuelë, numri zyrtar i viktimave ka arritur në 5.546.

Sipas të dhënave të fundit, 16.740 persona kanë mbetur të lëndua.

Dy tërmetet me magnitudë 7,2 dhe 7,5 goditën veriun e vendit natën e 24 qershorit.



Lëkundjet ndodhën vetëm 39 sekonda larg njëra-tjetrës, në një fenomen të rrallë të quajtur “dublet sizmik”.

Fatkeqësia konsiderohet ndër më të rëndat që Venezuela ka përjetuar në më shumë se një shekull.

Bilanci i fundit u bë publik nga presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.

Ai tha se numri i viktimave vazhdon të rritet ndërsa përparon puna për pastrimin e rrënojave.

Autoritetet nuk e kanë përditësuar që prej 25 qershorit numrin zyrtar të personave të zhdukur.

Në atë kohë, qeveria raportonte 157 persona të zhdukur. Një nismë qytetare ka regjistruar rreth 29.500 raportime për persona, vendndodhja e të cilëve nuk dihet.

Diferenca e madhe mes të dhënave zyrtare dhe raportimeve qytetare ka shkaktuar debate.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!