Tenton të vetëdigjet para parlamentit 35 vjeçari Saimir Zalli

schedule11:10 - 9 Nëntor, 2017

schedule 11:10 - 9 Nëntor, 2017

Mëngjesin e sotëm 35 vjeçari nga Lezha ka bërë një tjetër tentativë vetëvrasje demonstrative, por është ndaluar nga forcat e sigurisë së Gardës së republikës. Pasi është lyer me lëndë djegëse, 35 vjecari nuk ka hezituar që t’i vërë flakën vetes, nderkohë që séanca parlamentare pritej të niste nga moment në moment. Ndërhyrja e forcave të Gardës ka shmangur tragjedinë dhe i lënduari është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Disa javë më parë, Saimir Zalli u bë protagonist i një tjetër tentative për vetëvrasje. Ai hipi në një vinc disa dhjetra metra të lartë në afërsi të Teatrit te operas dhe Baletit dhe u deshën negociata të gjata për ta zbritur dhe për të mos kryer aktin ekstrem. 35 vjeçari lezhjan është i divorcuar dhe ai ngre pretendimin se ish-bashkëshortja nuk e lejon të shikojë dy fëmijët. Sipas tij, kjo është arsyeja që ai ndermerr veprimet ekstreme. /abc news