Tenton për të dytën herë vetëvrasjen, nëna e Shpëtim Kovaçit: E varrosa një fëmijë, shteti të marrë masa

schedule15:45 - 14 Janar, 2020

schedule 15:45 - 14 Janar, 2020

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi (Kovaçit), ka tentuar sërish vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin.

I burgosuri Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit edhe disa ditë më parë, duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojes në 11 Janar, në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës.

Nëna e Shpëtim Kovaçit, Fatime Kovaçi i bën thirrje institucioneve të marrin masa sa shpejt, sepse frika e saj është se mos i vdes djali.

“Lajmin e  mora vesh nga mediat, si rradhën e parë që u pre me brisk në fyt, herën e dytë ka pirë ilaç. Tani dua nga shteti nga policia, më thanë të bëj të gjitha dokumentet dhe i bëra. Drejtori i Policisë më tha pengesë nga Tirana nuk ka, por nga Komisariati i Policisë dhe nga burgu. Komisaritati i Policisë më tha që pengesa është nga Tirana. Çfarë do të bëhet me djalin tim, po të më vdesë ai djalë, një e çova në varrim. Të zbardhet se kush e ka fajin në ketë mes. Të merren masa sa më shpejt se do të bëjë sërish vetëvrasje, është me tre fëmijë me grua”, thotë nëna e Shpëtim Kovaçit i cili tentoi sërish vetëvrasjen. /abcnews.al