Tentoi të vrasë policin, arrestohet Dritan Xhelita, i dënuar me 14 vite burg

schedule12:24 - 9 Janar, 2020

schedule 12:24 - 9 Janar, 2020

45 – vjeçari Dritan Xhelita i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë është vënë pranga në Belgjikë. Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar 45- vjeçarin me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë Pirro Ymeri.

Informacion:

Shkëmbimi në kohë i informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe asaj belge, nëpërmjet Interpol Tirana, vuri në pranga, në Belgjikë, 45-vjeçarin nga Vlora, i kërkuar për vrasje mbetur në tentativë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë marrë informacione nga qytetarë me banim në Belgjikë, nisur edhe nga publikimi në media i personave në kërkim, për një person të kërkuar për vrasje mbetur në tentativë, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.

Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar shtetasin e lartpërmendur Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas.

Policia e Shtetit falënderon autoritetet policore belge për bashkëpunimin mjaft të mirë me Policinë e Shtetit dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret./abcnews.al