Tensionet racore në SHBA, zyrtarja e DASH jep dorëheqjen

schedule16:31 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:31 - 19 Qershor, 2020

Pas tensioneve racore që përfshinë vendin pas vdekjes së anëtarëve të komunitetit afrikano-amerikan nën arrest policor, një zyrtare e Departamentit të Shtetit dha dorëheqjen të enjten lidhur me përgjigjen e Presidentit Donald Trump.

Ndihmës sekretare e Shtetit për Çështje Legjislative, Mary Elizabeth Taylor, në letrën e dorëheqjes së saj shkruan se veprimet e zotit Trump “bien në kundërshtim me vlerat dhe bindjet të saj thelbësore”.

Dorëheqja e zonjës Taylor, një afrikano-amerikane, pason disa javë demonstrata që përfshinë vendin pas vdekjes në Mineapolis të George Floyd nën arrest policor.

Ndërkohë protetsuesit në SHBA kanë kërkuar drejtësi për zotin Floyd e të tjerë afrikano-amerikanë që kanë humbur jetën në duart e policisë. Ata kanë bërë thirrje gjithashtu dhe për kryerjen e reformave për të adresuar atë që ata e quajnë dhunë e pajustifikuar policore. /abcnews.al