Tenohet të vidhet bankomati

schedule08:15 - 17 Janar, 2019

schedule 08:15 - 17 Janar, 2019

Një bankomat u tentua që të vidhet në orët e para të mëngjesit të së  entjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Vorës në Tiranë, ndërsa banorët e zonës shprehen se ngjarje të tilla kanë ndodhur shpesh këto dy muajt e fundit.

Prej kohësh grabitjet me thyerje në Vorë dhe Kamëz janë kthyer në një shqetësim për të gjithë komunitetin. E tillë ishte edhe enjtja në Vorë. Persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar me mjete të forta një bankomat me qëllimin për ta grabitur atë. Një nga banorët e zonës tregon se ishte zgjuar kur ndodhi tentativa e grabitjes.

“Kujtova se është ndonjë shpërthim gazi. Kur erdha në mëngjes më thanë policët ik.”

Të frikësuar janë edhe qytetarë të tjerë, të cilët shprehen të pasigurtë kur lëvizin në orët e vona.

“Si unë edhe ai tjetri jemi njëlloj dhe kjo është pasuria jonë”, u shpreh një tjetër.

Sipas policisë, autorët nuk kanë mundur të marrin para gjatë grabitjes, dyshimet flasin për të kundërtën. Banorë të zonës i thanë uniformave blu se, janë gjetur të dëmtuar disa kartmonedha me prerje 5 mijë lekëshe që dyshohen se janë marrë nga bankomati. Ndërtesa ndodhet pranë filialit të bankës së nivelit të dytë,e cila është  në rikonstruksion dhe e mbuluar me rrjetë.

Kjo duket i ka favorizuar grabitësit të mos bien në sy edhe nga rojet e sigurisë. Grupi hetimor dyshon se është përdorur e njëjta metodë e disa ditë më parë të ndodhur në Bulevardin Blu të Kamzës, ku u dëmtuan me mjeta të forta një bankomat. Gjithashtu në zonën Vorës janë raportuar edhe shumë vjedhje të disa prej bizneseve të mëdha gjatë Dhjetorit të 2018-s, por Policia e Tiranës është kujdesur që grabitje të tilla të mos publikohen në media./abcnews.al