Telenovela Arthur Melo, ish-zyrtari i Barcelonës paralajmëron Juventusin

schedule08:37 - 6 Qershor, 2020

schedule 08:37 - 6 Qershor, 2020

Juventus ka disa kohë që po e monitoron situatën e mesfushorit të Barcelonës, Arthur Melo. Megjithatë, klubit bardhezi i ka ardhur një paralajmërim nga një ish-zyrtar i katalanasve.  Bëhet fjalë për ish-këshilluesin e merkatos së Barcelonës, Josep Maria Minguella.

Ai ka qenë pjesë e opracioneve të Romarios, Stoichkov, Maradona apo dhe të Leo Messit, ndërkohë që thekson se braziliani nuk është ndonjë lojtar kushedi. “Arthur nuk është në nivelin e Barcelonës. Trajneri Setien i ka dhënë katër mundësi dhe më pas i dha klubit lejen për ta vendosur atë në merkato”, deklaron ish-agjenti për “Tuttosport”.

”Ai duhet ta kuptojë që askush nuk është i pazëvëndësueshëm. Nëse ai qëndron, atëherë do të jetë një nga shumë lojtarët që Barça ka. Nëse lojtari largohet, askush nuk do të derdhë lot për largimin e tij”, përfundon spanjolli. /abcnews.al