Teatri, Kumbaro: Çdo vendimmarrje do bëhet publike

schedule15:36 - 28 Mars, 2018

schedule 15:36 - 28 Mars, 2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në seancën degjimore të komisionit të medias deklaroi se nuk ka nje vendimmarrje juridike për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kumbaro deklaroi se çdo vendimmarrje do të bëhet publike.

Ministrja pasi dëgjoi të gjithë deputetët e opozitës dhe mazhorancës, ku i drejtuan shumë pyetje, ajo nisi të përgjigjej dhe u ndërpre disa herë.

Pas 5 orësh, për shkak të shkeljes së etikës nga drejtuesja e komisionit, Alban Vokshi dhe disa deputetëve të opozitës, Mirela Kumbaro u largua nga komisioni./abcnews.al