“Të zhdukurit në Mitrovicë nuk janë numra, kanë emër”, Syla: 23 vite nga masakra, familjet kërkojnë drejtësi

schedule16:31 - 3 Shkurt, 2023

schedule 16:31 - 3 Shkurt, 2023

Në natën në mes të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në Veri të Mitrovicës, “Rojat e urës”, serb, vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, ndërsa shumë të tjerë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Një ndër to, është edhe familja e Afërdita Sylës, e cila risolli edhe një herë në vëmendje në një lidhje skype për Ballkan Update me gazetaren Linda Karadaku, natën tragjike.

“Sot është ditë përvjetor, që na kujton se disa gjëra nuk harrohen, ngjarjet e shkurtit të vitit 2000 është pogromi më i madh që ndodh me shqiptarët e Mitrovicës së Veriut. Natën me 3 e 4 shkurtit u vranë 10 persona u plagosën shumë të tjerë, një nga familjet e dëbuara ëshë edhe familje ime. U bë në sy të trupave ndërkombëtare, të cilët i rekomanduan lini shtëpitë se nuk garantojmë dot sigurinë tuaj. Këto familje nuk kanë parë ende një drejtësi për viktimat e asaj kohe. Të gjithë ata që janë të pagjetur kanë emra e mbiemra, nuk janë numra. Familjet e tyre presin drejtësi. Sot s ka marrë kush përgjegjësi për të vrarët.

Edhe demografia ka ndryshuar. Shumë shqiptarë kanë lënë vendin, shumë janë larguar kanë shitur pronat e tyre. Qeveria e Serbisë vijon të blejë prona të shqiptarëve në veri, ndërtojnë godina të larta. Shqiptarët nuk mund të ndërtojnë, nuk i jepet leja të ndërtojnë shtëpi apo vijojnë jetesën në veri.” u shpreh ajo për Ballkan Update.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, një marrëveshje të mundshme me Serbinë në kuadër të planit franko gjerman, Syla tha se një marrëveshje mes dy vendeve ndikonte shumë në përmirësimin e jetës atje.

“Plani franko gjerman, është një plan që do conte te një marrëveshje, është më i qartë. Shtetet do pranonin njëra tjetrën, do duhej një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme, gjithëpërfshirëse, por deri tani edhe ky plan s’ka qenë shumë i qartë. Shpesh thuhet do mbahet fshehur për shkak të situatës sensitive. Kemi kërkuar që procesi i dialogut të jetë më i hapur të përfshijë edhe shoqërinë civile. Marrëveshja do ndikonte shumë, ne kemi ngel nuk bëhen investime në Mitrovicë. Prej një viti e gjysmë nuk ndodh asnjë në dialog. Marrëveshjet e deritanishme, nuk janë implementuar. Me një marrëveshje të tillë besoj nuk do kishim tensione të vazhdueshme do na tregonin një rrugë të paqes dhe ne do kishim një jetë më të mirë.” u shpreh ndër të tjera Syla./abcnews.al