Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Autorët kanë qëlluar drejt një makine të parkuar. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar gjithë perimetrin përreth dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.



