Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Donald Trump” në Kamzë.
Uniformat blu bëjnë me dije se autori ka qëlluar me armë zjarri, teksa po lëvizte me motor.
Nga të shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i Policisë
Kamzë/Informacion paraprak
Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

/abcnews.al/