Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në rrugën “Arbnor e Astrit Dehari”, në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele ku zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha në një prononcim për mediat ka theksuar se nuk ka të lënduar nga këto të shtëna.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e të dyshuari të kësaj ngjarje.
“Ju njoftojmë se më 8.11.2020 ora 10:48 rr.Arbnor e Astrit Dehari, Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri në drejtim të viktimës m/k/sh. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, të lënduar nga arma nuk ka. Policia janë duke u marrë me rast”, ka thënë Hoxha.
Ndërkohë theksojmë se në këtë rrugë gjendet edhe ndërtesa e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX. /abcnews.al


