Të përshkosh Shqipërinë me një Vespa…

schedule13:40 - 30 Maj, 2018

schedule 13:40 - 30 Maj, 2018

200 motoristë italianë me Vespa në një udhëtim të tyrin nëpër Ballkan bënë ndalesën në Vlorë.

Qëllimi i tyre është të përshkojnë Shqipërinë me mjetin e viteve 70-80, duke promovuar kështu në një farë menyre turizmin në vendin tonë.

Nga Kroacia në Malin e zi, ata hynë këtë të mërkurë në vendin tonë dhe u ndalën në qytetin e Vlorës.

Ata vazhduan përgjatë rivierës shqiptare në Sarandë për të dalë më pas në Greqi./abcnews.al