Të infektuarit me Covid për numër banorësh, Gjirokastra njësoj si Tirana

schedule18:02 - 26 Janar, 2021

schedule 18:02 - 26 Janar, 2021

Nga Ajgena Korbi

Tirana vijon të qëndrojë në krye për numrin e të infektuarve me koronavirus, por kur llogaritë bëhen për numër popullsie të prekurit në Gjirokastër janë thuajse sa në kryeqytet. Ndërsa Lezha nuk qëndron larg  tyre.

Mjekja e Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi tregon se nëse në dy qarqet e para në 100 mijë banorë rreth 3500 rezultojnë me koronavirus në Lezhë zbulohen rreth 2600.

“Kemi një përhapje të Covid pothuajse në të gjitha bashkitë e vednit. Duhet ta shikojmë gjithmonë të shprehur në raport me numrin e  popullatës. Incidencë më të lartë ka shfaqur Tirana, Gjirokastra dhe më pas Lezha”, thotë ajo.

Familja është vatra kryesore e transmetimit të virusit.  Ndiqet nga institucionet dhe bizneset.   Ndërsa të infektuarit në moshë të re sipas specialistëve vijojnë të rriten.

“Mosha më e prekur është 55-64 vjeç. Vërejmë që nëse do krahasojmë dy javët e para të janarit me ato të fundit të dhjetorit kemi rritje të lehtë te të rinjve’, shpjegon mjekja.

Aktualisht numri i personave me koronavirus në Shqipëri ka kaluar 27 mijë ndërsa humbjet e jetëve prej Covid 19 rezultojnë më shumë se 1300.

Incidenca:

Tiranë;  3500 raste për 100 mijë banorë

Gjirokastër; 3487 raste për 100 mijë banorë

Lezha; 2622 raste për 100 mijë banorë