Të ardhurat ruse nga eksporti i naftës bien me 42%

schedule11:33 - 15 Mars, 2023

schedule 11:33 - 15 Mars, 2023

Të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës shënuan rënie deri më 42 për qind në shkurt pasi vendet aleate të Kievit ashpërsuan sanksionet, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

Vendi fitoi 11.6 miliardë dollarë nga eksportet e naftës muajin e kaluar pasi Bashkimi Europian vendosi një ndalim për produktet ruse të naftës së bashku me kufirin e çmimit që u dakordësua me G7 dhe Australinë.

/abcnews.al