Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë taksën globale për miliarderët. Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen hodhi poshtë idenë e paraqitur nga Brazili, i cili kryeson G20-ën, dhe të mbështetur nga shtetet e tjera për të vendosur një taksë globale për mega-pasanikët, në mënyrë që ata të mos mund të depozitojnë paratë e tyre në juridiksione me taksa të ulëta.
“Ne besojmë në taksimin progresiv, por ideja e një marrëveshjeje globale për të taksuar miliarderët me të ardhurat e rishpërndara më pas disi nuk rezonon me ne,” tha Yellen në një intervistë me Wall Street Journal.
Propozimi tatimor mbështetet gjithashtu nga Franca, Gjermania dhe Spanja dhe parashikon vendosjen e një takse globale për 3 mijë njerëzit në botë që zotërojnë asete që tejkalojnë një miliard dollarë./abcnews.al


