Takimi në SHBA, O’Brien: Bisedimet mes Kosovës e Serbisë po shënojnë progres

schedule19:24 - 3 Shtator, 2020

schedule 19:24 - 3 Shtator, 2020

Këshilltari për Siguri në SHBA, Robert O’Brien është shprehur se ka progres në takimin që po mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Me anë të një postimi në Twitter, ai ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë më vonë ndërsa shton se janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik.

Postimi:

“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres aktualisht. Bisedimet tona këtë mëngjes janë fokusuar në mbështetjen e lidhjeve ekonomike dhe normalizimin ekonomik. Presim për bisedimet e reja këtë pasdite.”

Në takimin e sotëm nga delegacioni i Kosovës, janë të pranishëm vetëm Hoti, Balaj, Selimi dhe Hyseni. s.b/abcnews.al/