Takimi maratonë Duka-Reja për rinovimin, pritet njoftimi zyrtar

schedule23:21 - 19 Nëntor, 2019

schedule 23:21 - 19 Nëntor, 2019

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe trajneri italian, Edoardo Reja, kanë pasur sot një takim të gjatë, ku kanë diskutuar për rinovimin e kontratës së teknikut 74-vjeçar. Takimi ka zgjatur rreth pesë orë dhe palët kanë diskutuar gjerësisht për çdo detaj. Deri më tani, nuk ka ende nuk ka njoftim zyrtar, por me shumë gjasa, do të ketë një rinovim të teknikut italian.

ÇFARË THA DUKA PËR REJËN NË PRESSING – “Nuk i kam lexuar deklaratat e trajnerit, nuk kam biseduar as sot me trajnerin. Gjithsesi, unë e kam thënë para ndeshjes, që mënyra si ka drejtuar, asgjë nuk është perfekte. Perfeksionin e ka Zoti, jo Reja.

Por, nëse bëjmë bilancin, peshorja shkon pozitivisht. Gjithsesi, nuk mund t’i harroj dy ndeshjet e fundit, që ka përgjegjësi dhe trajnerin. Eksperienca e tij nuk duhet të na lejonte të shkonim e të nënvlerësonim Andorrën. Peshorja është nga ana pozitive dhe do të ulemi të bisedojmë.

Këto dy ndeshje, kanë lëkundur disi, pasi ishim emocionalë pas vërshëllimës së fundit. Ndeshja me Andorrën ishte rezultat negativ, por nuk duhet të merrja vendime emocionale. Nëse një trajner merr nota pozitive në 7 muaj, siç ka marrë Reja, nuk është profesionale që të ndërpresim bashkëpunimin”./abcnews.al