Sulmohet ambasada e Bjellorusisë në Londër, diplomatit i thyejnë hundën e dhëmbët

schedule23:38 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 23:38 - 20 Dhjetor, 2021

Bjellorusia pretendon se një grup njerëzish kanë dëmtuar fasadën e ambasadës së saj në Londër dhe kanë sulmuar fizikisht disa nga diplomatët, duke plagosur rëndë njërin prej tyre.

Policia e Londrës tha se oficerët u thirrën për një shqetësim të raportuar jashtë misionit diplomatik në mbrëmjen e 19 dhjetorit, ku “një anëtar i stafit raportoi se ai ishte sulmuar dhe kishte pësuar  një lëndim në fytyrë”.

Një burrë u arrestua aty pranë, ndërsa hetimet po vijojnë. Postimet në mediat sociale tregojnë se ishte një demonstratë e vogël jashtë misionit diplomatik bjellorus, në ditën kur ndodhi incidenti.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë, diplomati i plagosur kërkoi “ndihmë urgjente mjekësore” dhe u diagnostikua me hundë të thyer, një tronditje të lehtë dhe një dhëmb të thyer pas “sulmit”.

Ministria tha se sulmuesit e dyshuar mendohet se i përkasin “grupit radikal emigrant Nadzeya.” /abcnews.al/