Sulm në Siri, goditet me raketa aeroporti ushtarak

schedule08:23 - 9 Tetor, 2021

schedule 08:23 - 9 Tetor, 2021

Izraeli goditi me raketa një aeroport ushtarak në provincën qendrore siriane të Homs të premten mbrëma, duke plagosur gjashtë ushtarë sirianë, sipas agjencisë së lajmeve Sanaa. Më parë, Sana raportoi se sistemet kundërajrore kishin përgjuar disa raketa në qiellin e provincës Homs.

Sipas Rami Abdel Rahman, kreut të Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmet izraelite shënjestruan një depo të mjeteve ajrore në aeroportin ushtarak T4.

Që nga fillimi i luftës në Siri në 2011, ushtria izraelite ka ndërmarrë shpesh sulme ndaj vendit, duke u fokusuar kryesisht në forcat e Iranit dhe Hezbollahut, aleatë të regjimit sirian./abcnews.al